Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një vizitë në Veri për sa i përket çështjes së Urës së Ibrit, i cili u shpreh se kjo urë duhet të hapet. Gjithsesi, kjo vizitë u shoqërua me trazira, ku disa serbë dolën për të protestuar përpara tij. Një prej protestuesve doli përpara duke i rënë bilbilit dhe duke shkaktuar trazira. Në rrjet qarkulluan menjëherë pamje të arrestimit të tij nga policia e Kosovës. Ai shihet duke mos ndaluar së rënit bilbilit, teksa gjithashtu bën dhe rezistencë gjatë arrestimit të tij.