Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka nisur protestën të hënën me një minutë heshtje për punëtorët që kanë vdekur në vendin e punës gjatë këtij viti. Me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, protestuesit e sektorit privat kanë kërkuar rritjen e pagës minimale 450 euro, nënshkrimin e Kontratës Kolektive, trajtim të barabartë të punëtorëve me sektorin publik dhe fond për punëtorët që humbin jetën dhe ata që lëndohen në vendin e punës.