Për të katërtën ditë me radhë banorët e Divjakës janë mbledhur në hyrje të parkut kombëtar Divjakë-Karavasta për të protestuar kundër taksës që do vendoset në hyrje. Pas përplasjes u hoq kabina e mbledhjes së taksave që ishte vendosur nga firma një ditë më herët. Banorët të cilët kanë dhe biznese në brendësi të parkut e cilësojnë taksën të paligjshme sepse sipas tyre vizitorët ditorë që hyjnë në Divjakë-Karavasta duhet të paguajnë edhe për shërbime të tjera dhe si pasojë kjo pagesë u dëmton edhe atyre aktivitetin.