Banorët e fshatrave të Thumanës protestuan sot duke bllokuar për rreth një orë rrugën që i lidh me autostradën Thumanë - Kashar, pranë fshatit Gramëz. Shkak është gjendja e rënduar e këtij segmentit rrugor, i cili është kthyer në një problem serioz për zonën.