Rikthimi i fadromave dhe makinerive për të nisur punën për ndërtimin e një resorti në fshatin Rrjoll, të Velipojës, nxorri në protesta sërish banorët. Ata akuzojnë se po u vidhet prona duke theksuar se fillimi i punimeve është i paligjshëm pasi në ditët në vijim është edhe seanca gjyqësore për pronësinë.