Janë rikthyer protestat e qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti në qytetin e Durrësit. Ndërsa procesi i rindërtimit po vijon në të gjithë territorin e bashkisë, banorë të një pallati 12-katësh kanë protestuar para bashkisë së Durrësit, mëngjesin e sotëm, në kërkim të kthimit në banesat e tyre. Për këtë objekt ekzistojnë dy ekspertiza të ndryshme nga Instituti i Ndërtimit për nivelin e dëmit.