Aktivistët po vazhdojnë përpjekjet për të ndaluar ndërtimin e kullës “Mali i Tiranës”. Lëvizja bashkë me në krye Arlind Qorin organizuan protestën e dytë në lulishten që është kthyer kantier ndërtimi, duke lajmëruar se nuk do ndalen së luftuari për hapësirat urbane dhe parqet; e do të jenë ata zëri më i fortë që do shkëpusin fijet e bashkëpunimit mes politikanëve dhe oligarkëve.