Banorët e fshatrave Gose dhe Lekaj protestuan sepse u ndërpritet energjia elektrike pothuajse çdo ditë. Banoret thanë se paguajnë rregullisht faturat e energjisë elektrike, ndërsa shteti nuk u përgjigjet me shërbim cilësor. Ata janë të shqetësuar se gjatë sezonit të dimrit situate mund të përkeqësohet dhe energjia të mungojë edhe më shumë orë se aktualisht.