Top Channel/ Protestë në Vlorë, drejtuesit e autobusëve kërkojnë ndalimin e furgonave të paligjshëm
22/12/2025 12:01
Linjat e transportit interurban në Vlorë janë ngritur këtë të hënë në një protestë paqësore.
Drejtuesit e autobusëve që bëjnë linjat me Tiranën, Beratin, Elbasanin, Sarandën dhe qytete të ndryshme në këto itinerare kanë pezulluar aktivitetin.