Sali Berisha u shfaq në dyert e Parlamentit Europian, por jo fizikisht. Mosbindja civile e demokratëve nuk u duk në Strasburg ndryshe nga sa ndodh në Tiranë, pasi demokratët morën avionin drejt Parlamentit Europian me një tjetër mision: për të bindur zyrtarët europianë se situata politike në Shqipëri nen qeverisjen e Edi Rames është alarmante duke kërkuar monitorim nga ana e tyre.