Qytetarët në qyteteve të ndryshme të vendit janë ngritur në protesta, pas rritjes së çmimeve. Dhjetëra qytetarë të qytetit te Kuksit protestuan sot në lidhje me rritjen e çmimit të naftës si dhe produkteve të ushqimeve bazë. Të vendosur përgjatë rrugës kryesore të Kuksit, protestuesit kërkojnë uljen çmimeve të cilat kanë pësuar rritje ditëve të fundit si dhe rritjen e pagave, për të përballuar jetesën.