Një grup protestuesish janë mbledhur këtë të diel në parkun pas Teatrit të Operas dhe Baletit, për të kundërshtuar prishjen e tij. Ata rrëzuan gardhin rrethues, duke hyrë brenda lulishtes. Përpjekja për të rrëzuar tabelën e ndërtimit është ndalur nga policia, që ka ndërhyrë dhe ka nxjerrë jashtë protestuesit.