Banorët e Këlcyrës janë ngritur në protestë për mungesën e shërbimeve bazike, ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike. Më të prekurit janë banorët e zonave malore, veçanërisht të fshatit Katundisht, të cilët shprehen se prej kohësh ndihen të braktisur dhe pa vëmendjen e institucioneve.