Banorët e zonës kanë protestuar këtë të diel pranë venddepozitimit të 2100 ton mbetjeve të dyshuara toksike këtu në periferi të Durrësit. Ata kanë kërkuar largimin e menjëhershëm të tyre, por edhe transparencë për gjithçka po ndodh menhetimet dhe toksicitetin e mbetjeve. Të shqetësuar për shëndetin dhe mjedisin, banorët e zonës theksuan rrezikun që paraqesin këto mbetje për jetën e tyre dhe të bagëtive me produktet e të cilave furnizohet i gjithë Durrësi.