Një i moshuar nga fshati Tragjas i Vlorës çdo ditë në katër muaj rresht shkon në derën e kadastrës së Vlorës. Sot mësoi se atje kishte mbërritur edhe SPAK dhe nxitoi që të thotë fjalën e tij në kërkim të së drejtës. Çdo ditë në gardhin rrethues të kadastrës së Vlorës ka persona që kërkojnë të zgjidhin hallet e tyre me pronat.