Sali Berisha udhëhoqi protestën e rradhës sportiv, për të qenë në formë për marshimin. Një formë e përsëritur protestuese e PD pa fjalime dhe me molotovë, e që u pri nga flamujt europianë me përzgjedhje të veçantë të shtetit gjerman. Por ndonëse Berisha ishte përshtatur me veshjen, u gjet i papërgatitur nga përhapja e spray dhe gazi lotsjellës. Vështirësitë në frymëmarrje dhe sytë e skuqur e larguan për pak nga përplasjet e demokratëve me policinë, të cilët i bënë mbrojtjen liderit edhe me kërcënime.