Qindra këpucë me ngjyrë të kuqe janë vendosur në shëshin Skënderbej këtë 8 mars për të tërhequr vëmendjen ndaj dhunës me bazë gjinore. Kjo mënyrë të prostestuari e ka origjinën më 20 gusht 2009, kur arkitektja dhe artistja meksikane, Elina Chauvet, bëri një instalacion në kujtim të qindra, mijëra vajzave të reja që u zhdukën, u torturuan dhe më pas u vranë në Juárez, kufiri mes Meksisës dhe Amerikës, gjatë viteve 1990 dhe 2000.Ky aktivitet vjen në ditën pëmbyllëse të FemFest.