Top Channel/ Protestë më e qetë në Veri/ KFOR negocion me “listën serbe” për të qetësuar situatën
31/05/2023 19:40

Qysh në orën 07:30 të mëngjesit, protestuesit u mblodhën për herë të tretë para komunave veriore të Kosovës. Serbët hapën përsëri tendat para komunës së Zubin Potokut, ku perimetrin përreth komunës e siguron Policia e Kosovës. Protestuesit serbë ngritën edhe flamurin e Serbisë në objektin e Qendrës së Mjekësisë në këtë komunë. Protestuesit në këtë komunë janë shpërndarë në orën 16:00. Situatë e qetë ishte në Leposaviq, përkundër që nuk munguan provokimet e vazhdueshme nga ana e protestuesve. Atje në orët e mëngjesit u larguan edhe vetura të ndryshme që ndodheshin në oborrin e komunës. Përkundër që është paraparë që protesta të përfundojë në orën 16:00 ajo vazhdoi deri në orët e mbrëmjes, kjo për arsye se protestuesit kërkojnë largimin e kryetarit Lulzim Hetemi i cili ndodhet në objekt që nga dita e hënë. Situatë më e tensionuar ishte në komunën e Zveçanit. Numri i protestuesve ishte më i lartë se në komunat e tjera. Ata shpalosën edhe flamurin disa metra të gjatë të Serbisë, ndërkohë që demoluan edhe një veturë të Policisë së Kosovës. Cak i sulmeve të vazhdueshme ishin edhe gazetarët shqiptare të cilët nuk lejoheshin të filmonin e po ashtu u sulmuan fizikisht nga protestuesit. Mes tjerash, KFOR-i ka biseduar edhe me Listën Serbe të cilët kanë kërkuar përsëri largimin e Policisë së Kosovës dhe shtimin e forcave të misionit euroatlantik. Serbët do të vazhdojnë kundërshtimin e tyre edhe të enjten.

Top Channel/ Gjyqi për “Banjskën”/ Tre serbët e akuzuar për sulm terrorist përballen me drejtësinë
16/01 15:04
Top News- Hyn në fuqi vendimi për pagën minimale/ Kosovë, nga janari 425 euro dhe 500 euro në korrik
16/01 14:57
Top Channel/ Hiqen masat ndëshkuese, 400 milionë euro për Kosovën
15/01 22:19
Top News- Masat ndëshkuese ndaj Kosovës/ BE: Po punohet për heqjen e plotë brenda disa javësh
15/01 17:18
Top News- Nderohen viktimat e Reçakut / Politika në Kosovë zotohet: Drejtësi për ta!
15/01 15:31
Top Channel/ Ngjarja 27 vjet më parë, liderët e Kosovës “zbarkojnë” në Reçak!
15/01 15:23
Top News- Rezultatet e dobëta në zgjedhje/ Abdixhiku dhe nënkryetarja e LDK ofrojnë dorëheqjen
15/01 14:22
Top Channel/ Përkujtohet ngjarja e Reçakut, Kosova kujton 45 civilët që janë vrarë gjatë luftës
15/01 13:07
Top News- 27 vite nga masakra e Reçakut/ Ende asnjë i dënuar për 45 civilët e vrarë nga forcat serbe
15/01 11:37
Top News-Përleshja në Zveçan në maj 2023/ Akuza për sulm ndaj forcave të KFOR, arrestohet i dyshuari
14/01 16:44
Top Channel/ Sorensen në Prishtinë, i dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi takon Kurtin e Osmanin
14/01 15:24
Top Channel/ Sorensen po viziton Kosovën, i dërguari i posaçëm i BE për dialogun Kosovë-Serbi
14/01 12:51
Top News- Rinumërohen një e treta e votave / Kosovë, shtyhet afati i shpalljes së rezultatit zyrtar
14/01 11:02
Top News- Riforcimi i marrëdhënieve të krisura/ SHBA pret nga ‘Kurti 3’ për forcimin e bashkëpunimit
14/01 10:43
Top Channel/ Disfata në zgjedhje, Abdixhiku: Do jap dorëheqjen nga kreu i LDK
13/01 22:40
Top News- ‘Gatishmëri për ruajtjen e sigurisë’/ KFOR dhe Policia e Kosovës stërvitje të përbashkët
13/01 14:20
Top News- ‘Serbia akte destabilizuese në Kosovë’/ Osmani ankohet tek admirali i NATO-s për Beogradin
13/01 12:44
Top News- Dronë të dyshimtë në Kosovë/ Dëshmitarët: Hynë nga territori i Serbisë
13/01 12:44
Top News- Fluks nga gripi e virozat në spitale/ Valë shtrimesh në Kosovë, simptomat deri në 3 javë
13/01 10:22
Top News- 15 ditë nga zgjedhjet në Kosovë/ KQZ: Shpallja e rezultateve pas përfundimit të ankesave
12/01 16:17
DIGITALB DIGITALB