Nën thirrjet "siguri për vajzat dhe gratë" dhjetëra qytetarë marshuan rrugëve të Prishtinës këtë të hënë. Marshi për drejtësi për, Erona Coklin, 21-vjeçaren e vrarë nga ish-bashkëshorti i saj në një institucion shtetëror, nisi nga sheshi Zahir Pajaziti e para Ministrisë së Drejtësisë u kërkua shtim i masave të sigurisë në institucionet ku gratë që janë viktima të dhunës në familje marrin shërbime.