Një grup qytetarësh dhe studentësh kanë protestuar edhe në Tiranë kundër vendimit për vaksinim të detyruar. Ata argumentojnë se vaksinimi me detyrim është shkelje e të drejtës së njeriut. Por ndërkohë pas mjekëve arsimtarëve dhe studentëve me detyrim do të kenë vaksinën të gjithë punonjësit e administratës dhe kompani private me një numër të lartë punonjësish.