Dhjetëra banorë të fshatrave të Roskovecit janë ngritur sot në një protestë kundër ndërtimit të një termocentrali të ri me kapacitet 170 MË, projekt i miratuar nga qeveria. Banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre për dëmet e mundshme që termocentrali do të shkaktojë në mjedis, shëndetin e popullatës dhe tokat bujqësore.