Dhjetëra banorë të fshatit Bashkim në njësinë administrative Levan të Fierit, janë ngritur në një protestë prej mëngjesit me pretendimin se po u grabiten tokat nga një kompani private e cila prej 7 vitesh zotëron një plantacion me shegë në territorin e tyre, të miratuar nga Ministria e Bujqësisë. Ata shprehen të indinjuar se përveç tokave djerrë që ata i përdornin për kullota dhe një pjesë të pyllit, tashmë kompania në fjalë po kërkon të zaptojë edhe tokat që fermerët i kanë marrë me vendim gjykate dhe sipas ligjit 7501.