Banorë që preken nga projekti për Transformimin e Integruar të Durrësit (TID) i janë rikthyer protestave para Bashkisë. Ata akuzojnë qeverisjen vendore për mungesë transparence dhe heshtje ndaj kërkesave të tyre, duke kërkuar pezullimin e projektit dhe ngritjen e një komisioni hetimor për të.