Banorët e fshatit Sulaj në njësinë administrative Dërmenas në Fier kanë protestuar për neglizhencën ndër vite që pushteti vendor ka treguar ndaj tyre duke i lënë jashtë vëmendjes së investimeve. Ata janë mbledhur sot para njësisë administrative duke kërkuar që fshati i tyre i braktisur të përfshihet në investime.