Banorët e fshatit Përbreg në Kukës janë ngritur në protestë pas publikimit të agjendës zyrtare për ndërtimin e një landfilli modern në këtë zonë. Ata shprehen të shqetësuar për ndikimin që projekti mund të ketë në mjedis dhe në jetesën e tyre, ndërsa paralajmërojnë se nuk do ta lejojnë ndërtimin.