Reagimet qytetare për problematikat e programit të rindërtimit në Durrës vazhdojnë. Banorë të një pallati në zonën e plazhit, ku banojnë 42 familje, kanë protestuar të mërkurën para bashkisë së Durrësit pasi nuk dinë ku do të fusin kokën këtë dimër. Të shqetësuar ata kanë mësuar se bashkia e Durrësit e ka mbyllur procesin e riparimit të ambienteve të përbashkëta për pallatet e dëmtuara në nivelin DS3, por godina e tyre me të njëjtin nivel dëmi nuk është riparuar ende. U është thënë se pallati është vlerësuar me një shkallë më të lartë dëmtimi dhe rrezikon të shembet.