Top Channel/ Protestat, Trump do paditet nga Guvernatori i Kalifornisë, presidenti: I paaftë
09/06/2025 23:21

Presidenti amerikan, Donald Trump nisi një sulm të ri ndaj guvernatorit të Kalifornisë dhe kryetarit të bashkisë së Los Angelesit në një postim të ri në Truth Social, ndërsa njëkohësisht lavdëroi veten dhe administratën e tij për vendimin për të dërguar Gardën Kombëtare, me qëllim shpërndarjen e protestuesve. “Ne morëm një vendim të shkëlqyer për të dërguar Gardën Kombëtare për t’u marrë me trazirat e dhunshme dhe të nxitura në Kaliforni. Nëse nuk do ta kishim bërë këtë, Los Anxhelosi do të ishte shkatërruar plotësisht”, tha fillimisht Trump përpara se të niste sulmin e tij ndaj Newsom dhe Bass. “‘Guvernatori’ Gavin Newsom dhe ‘Kryetarja’ Karen Bass, krejtësisht të paaftë, duhet të thoshin: ‘FALEMINDERIT, PRESIDENT TRUMP, JE I SHKËLQYER. PA JU NE JEMI ASGJË, ZOTËRI.” Në vend të kësaj, ata zgjodhën t’i gënjenin njerëzit e Kalifornisë dhe Amerikës, duke thënë se ne nuk ishim të nevojshëm dhe se këto ishin ‘protesta paqësore’”, shkruan Trump ndër të tjera. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom ka njoftuar se Kalifornia do të padisë administratën Trump të hënën për vendosjen e Gardës Kombëtare për të shuar protestat e Los Angelesit kundër bastisjeve federale të imigracionit. Ai i ka thënë se padia do të sfidonte federalizimin e Gardës Kombëtare të Kalifornisë nga Trumpi pa pëlqimin e shtetit, një veprim me pak precedent në historinë e vendit, raporton The Guardian. I pyetur për më shumë detaje mbi padinë, Newsom ka thënë se sipas urdhrit ekzekutiv të Trumpi, "ai vëren se ata duhej të koordinoheshin me guvernatorin e shtetit. “Ata kurrë nuk u koordinuan me guvernatorin e shtetit", ka thënë Newsom. Trumpi ka dhënë urdhër të dielën për vendosjen e Gardës Kombëtare në rrugët e Los Angelesit për të shuar protestat kundër bastisjeve ndaj emigrantëve, ndërsa Neësom e ka quajtur vendimin “të paligjshëm”. Ministri i Jashtëm i Meksikës, te ka deklaruar të hënën se të paktën 42 meksikanë, 37 burra dhe pesë gra, po mbahen në katër qendra paraburgimi pas bastisjeve të fundit të imigracionit që u zhvilluan në Los Angeles.

Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47