Top Channel/ Protestat e dhunshme në Britani, kryeministri: Do të përballen me forcën e ligjit
05/08/2024 19:45

Britania dhe Irlanda Veriore u përfshinë nga protestat e dhunshme gjatë javës së kaluar, pas vrasjes së tre vajzave të mitura në një sulm me thikë. Protestat, që janë drejtuar kryesisht kundër emigrantëve myslimanë, u nxitën pas përhapjes së një lajmi të rremë nga aktivistët e krahut të djathtë se autori i sulmit ishte një emigrant mysliman i sapo ardhur në Britani. Kryeministri britanik Keir Starmer mbajti sot një takim urgjent me ministrat dhe zyrtarët e lartë të zbatimit të ligjit, në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund dhunës nëpër rrugë dhe sulmeve ndaj hoteleve ku strehohen azilkërkuesit. Kryeministri britanik tha se qeveria e tij do të përdor “forcën e plotë të ligjit” kundër protestuesve të dhunshëm që prej një javë kanë krijuar kaos në Britani dhe Irlandën Veriore. Trazirat shpërthyen javën e kaluar pasi tre vajza u vranë në një sulm me thikë në qytetin Southport në Anglinë veriperëndimore. 420 individë janë arrestuar deri më tani. Grupet kundër emigrantëve dhe kundër myslimanëve përhapën dezinformata në internet se autori i dyshuar i sulmit ishte një islamist radikal i cili sapo kishte mbërritur në Britani. Sipas policisë i dyshuari ka lindur në Britani dhe sipas njoftimeve të mediave, familja e tij është e krishterë dhe rasti në Southport nuk po trajtohet nga policia si incident terrorist. IP/ AFP

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58