Banorët e “5 majit” kanë protestuar që në orët e para të mëngjesit për të mbrojtur shtëpitë e tyre, të cilat priten të shemben nga IKMT, në kuadër të projektit të rindërtimit dhe rikualifikimit urban. Ato janë përplasur edhe me policinë, ku kanë qëlluar me shkopinj e gurë si dhe kanë hedhur shashka në drejtim të efektivëve.