Për të 14 herë radhazi mbështetësit e opozitës u mblodhën para Bashkisë së Tiranës për të protestuar. Në ndryshim nga protestat e mëparshme fjalimet e mbështetësve nuk u shoqëruan me shpërthime molotovi.Në drejtim të bashkisë u hodhën vetëm sende të forta, vezë dhe tymuese ndërsa djegia e gomave u shndërrua në motiv përplasje mes turmës dhe policisë që tentoi t’i fikë.