Një oficer i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka humbur ndjenjat gjatë protestës së zhvilluar në Bashkinë e Tiranës. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij, teksa një numër i lartë efektivësh e kanë rrethuar në momentin që ka rënë në tokë. Protesta e Rithemelimit është përshkallëzuar në hedhjen e molotovëve, shashkave, fishekzjarrëve dhe tymueseve. Policia ka blinduar vendin, teksa gjatë kohës së hedhjeve të molotovëve kanë tentuar të shmangen. Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se vendi është nën pushtetin e tymit dhe shpërthimeve të vazhdueshme.