Top Channel/ Protesta për tragjedinë në Novi Sad, arrestohen dhjetëra qytetarë në Serbi
23/11/2024 17:15

Një dorë e kuqe e stampuar me mbishkrimin “kriminelë”, kjo është logoja, që demonstruesit prej tri javësh u paraqesin në rrugë institucioneve shtetërore në Serbi. Qytetaret dhe qytetarët në protestë kërkojnë, që të mbahet përgjegjësi për 15 të vdekur dhe dy të plagosur rëndë nga rrëzimi i tendës në sheshin para stacionit të trenit në Novi Sad më 1 nëntor. Kjo ndërtesë moderne nga viti 1964 kohët e fundit u rihap pas tre vjetësh të rinovimit. Projekti i ndërtimit u realizua nga një firmë kineze. Por sipas të dhënave të shoqërisë serbe të hekurudhave tenda e rrëzuar nuk ka qenë pjesë e masave të rindërtimit. Në disa qytete të Serbisë u bllokua trafiku dhe qytetarët mbajtën 15 minuta heshtje të premten (22.11.2024) në nderim të viktimave të tragjedisë me 15 të vdekur dhe dy të plagosur rëndë në stacionin e trenit në Novi Sad më 1 nëntor. Qytetarët dhe qytetarët kanë vazhduar protestat, pasi mendojnë që kjo tragjedi është pasojë e korrupsionit, mungesës së transparencës dhe punës me pakujdesi gjatë rinovimit të stacionit të trenit. Të enjten (22.11.2024) prokuroria arrestoi 12 vetë lidhur me tragjedinë, ndër ta edhe ministrin e Ndërtimit, Komunikacionit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiç. Këto arrestime pasuan pas protestave masive. Gjatë tri javëve pas fatkeqësisë në qytetin e dytë për nga madhësia në Serbi në mbarë vendin në të njëjtën mënyrë janë arrestuar dhjetëra vetë, ndër ta politikanë të opozitës, aktiviste dhe studentë. Pyetjes së DW për numrin e saktë të të arrestuarve dhe se për çfarë ngarkohen ata deri tani policia serbe nuk i është përgjigjur. Zyrtarisht është e ditur, se të paktën 15 vetë ndodhen ende në arrest. Shumë vëmendje dhe solidaritet po përjeton studenti i arteve, Relja Stojanovic. Ai gjatë një tubimi proteste u përpoq të mbrojë shoqen e tij nga një person i panjohur që e sulmoi, por më pas u mësua, se sulmuesi ishte një polic i veshur civil. Stojanovic tani u akuzua për sulm fizik ndaj një nëpunësi. Për solidaritet me Stojanovic janë bashkuar me protestën edhe artiste e artistë në Novi Sad. Ndërkohë në teatrot e qytetit me 300.000 banorë është kthyer në një ritual të rregullt, që artistët përpara shfaqjeve i drejtohen publikut duke kërkuar, që të merret përgjegjësi politike për tragjedinë në stacionin e trenit dhe që të gjithë qytetaret dhe qytetarët e arrestuar të lirohen.

Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24