Dhjetëra emigrantë që kanë punuar me dokumente të rregullta për shumë vite në Itali protestuan përpara Kryemistrisë duke kërkuar njohje te kontributeve që kanë derdhur ne shtetin fqinj. Protestuesit u zhvendosen para Ministrisë së Jashtme me shpresë së zëri i tyre do dëgjohej, por as aty dyert nuk iu hapën. Emigrantët shqiptarë akuzojnë qeveritë e dy palëve për diskriminim dhe shkelje të të drejtave të tyre.