Që nga shtatori gratë në Iran po protestojnë duke kërkuar të drejtat e tyre, e gratë kosovare këtë të mërkurë përmes një aktiviteti u kanë dalë në krah. Në shenjë solidarizimi e me thirrjen për liri, gratë në Kosovë kanë prerë edhe flokët e tyre. Në mesin e qytetarëve mbështetës të kësaj proteste ishte edhe një çift iranian që jetojnë në Prishtinë, që dënuan vrasjen e 22-vjeçares Mahsa Amini.