Protesta masive janë zhvilluar gjatw sw shtunws nw kryeqytetin serb Beogradin, ku mijëra serbë kërkuan dorëheqjen e presidentit Aleksandër Vuçiç. Protestat u zhvilluan në kuadër të serisë së tubimeve pas tragjedive që tronditën vendin, ku mbetën të vrarë 18 persona nga incidentet me armë zjarri. Gjatë protestës u lëshua në ajër një poster me imazhin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe me shkrimin “Vuçiç ik”.