Qytetarët janë vendosur sërish para Kryeministrisë këtë të martë, për të protestuar kundër rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore apo hidrokarbureve. Pjesëmarrje e ulët e qytetarëve është vënë re, ku kryesisht janë studentë. Gjithashtu para godinës së Kryeministrisë janë vendosur disa forca policie, nëse ka përshkallëzim të protestës.