Organizata të shoqërisë civile në Vlorë por edhe aktivistë nga kryeqyteti kanë protestuar këtë të enjte, përpara Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për të kërkuar drejtësi për vajzën e përdhunuar ditë më parë në Vlorë. Në mesazhet e tyre, gra dhe vajza kanë theksuar rëndësinë e procesit të ndëshkimit të faktorëve dhe mbrojtjes së viktimës.