Rreth orës 4 të mëngjesit, janë lënë të lirë katër të shoqëruarit nga policia e Vlorës pasi protestuan për të lejuar muzikën nëpër lokale pas orës 22:00. Biznesmenët kanë protestuar para drejtorisë së policisë së Vlorës kundër dhunës policore derisa u bë lirimi i katër personave të shoqëruar. Kujtojmë se mes të shoqëruarve ishte dhe një femër, administratoren e një restoranti në Lungomare që u tërhoq me forcë nga policia për tu futur në furgon.