Përfaqësues të 135 familjeve të dëmtuara nga tërmeti në Durrës protestuan sot para bashkisë, duke kërkuar një zgjidhje të menjëhershme për strehimin e tyre. Pas pesë vitesh pritjeje për të hyrë në shtëpitë e reja të ndërtuara në kuadër të programit të Rindërtimit, banorët vazhdojnë të përballen me vonesa dhe mungesë transparence.