Taksistët e Elbasanit kanë protestuar sot për të kundërshtuar konkurencën e pandershme që u bëhet nga taksitë elektrike. Këto të fundit ofrojnë çmim më të ulët duke I çuar drejt falimentimit. Taksistët kanë kërkuar nga policia e rendit dhe ajo bashkiake të marrë masa ndaj kësaj konkurence dhe të respektohet vendqëndrimi i secilës taksi të licensuar.