Lëvizja e profesoratit për dyfishimin e pagave vazhdoi në universitetin e arteve, ku pritet të kulmojë të hënën që përkon me ditën e parë të vitit akademik, pasi paralajmërohet bojkotimi i vitit të ri akademik. “Jemi të vendosur sepse paguhemi për mbijetesë. Kërkesat tona janë jetike për zhvillimin e arsimit të lartë“, tha pedagogu.