Javën e dytë të këtij viti akademik, pedagogët e kanë nisur sërish me protestë. Pedagogët këmbëngulin në pasjen e pagave dinjitoze për arsim cilësor, në të kundërt nëse qeveria nuk i merr seriozisht kërkesat e tyre për dyfishimin e rrogës brenda dy viteve dhe investimin në kërkimin shkencor, bojkoti i mësimit do të vazhdojë.