Top Channel/ Protesta e PD, policia deklaratë zyrtare: Janë plagosur 11 efektivë, 23 të shoqëruar
24/01/2026 22:30

Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës së zhvilluar ditën e sotme, e thirrur dhe e organizuar nga Partia Demokratike, gjatë së cilës janë regjistruar akte dhune para Kryeministrisë dhe Kuvendit të Shqipërisë. Sipas njoftimit zyrtar, si pasojë e sulmeve me molotovë, lëndë piroteknike dhe sende të forta, janë dëmtuar 11 punonjës policie, të cilët ndodheshin në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e tubimit. Efektivët e lënduar kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe në repartin e djegies, ku janë vizituar edhe nga Drejtori Vendor i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, si dhe Zëvendësdrejtori për Rendin, Dashnor Muhaj. Njoftimi i policisë: Gjatë tubimit të sotëm, të thirrur dhe organizuar nga Partia Demokratike, si pasojë e sulmeve me molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sallës së Kuvendit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie, të cilët ishin në krye të detyrës për mbarëvajtjen dhe garantimin e protestës. Ata janë vizituar në Spitalin e Traumës dhe në repartin e djegies nga Drejtori Vendor i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, dhe Zëvendës/Drejtori për Rendin, Dashnor Muhaj. Me gjithë thirrjet e vazhdueshme të Policisë, përmes qendrës së zërit, për të ndalur aktet e dhunës, ato vijuan, çka detyroi ndërhyrjen për shpërndarjen e turmës, sipas parashikimeve ligjore në fuqi. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka nisur menjëherë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të rendit. Shërbimet e Policisë vijojnë veprimet përmes analizimit të pamjeve filmike, për identifikimin e personave që kanë sulmuar dhe kryer akte të dhunshme, si dhe për shoqërimin e tyre. Deri në këto momente janë shoqëruar 23 persona, dhe gjatë verifikimeve të gjeneratës dhe moshës, njëri prej tyre ka rezultuar i mitur. Menjëherë janë njoftuar prindërit dhe, deri sa është marrë nga prindërit, i mituri nuk ka qenë i shoqëruar në dhomat e shoqërimit, por ka qëndruar në zyrën e pritjes së qytetarëve, derisa është marrë në dorëzim nga prindërit e tij.

Top Channel/ “Shqipëria kryeson në rajon”, Rama publikon raportin BTI 2026: Shqipëria e para në…
28/03 12:10
Top News –Rama mbledh ministrat e deputetët. Kadastra dhe harta administrative-territoriale në fokus
28/03 11:50
Top Channel/ Mesazhet e SHBA për Shqipërinë: Prioritet lufta ndaj krimit dhe mbrojtja
27/03 19:23
Top Channel/ Berisha i përgjigjet Ramës: Sulmon Europën për të mbuluar lidhjet me drogën
27/03 15:12
Top Channel/ ‘Balluku në kërkim të blerjes së shtetësisë’, Berisha: Po kërkon në disa vende dhe…
27/03 14:02
Top Channel/ ‘Zyrtarët e tjerë janë dënuar me burg’, Berisha: Irena Gjoka u shfajësua nga SPAK me…
27/03 13:48
Top Channel/ Berisha për Ballukun: U bëj thirrje qytetarëve të Fierit ta gjuajnë me vezë dhe domate
27/03 13:28
Top Channel/ Në spitale mbaron kontrata për analizat, Berisha: Vjedhjet e fondeve nga muratori…
27/03 13:20
Top Channel/ ‘Gosip i të gjithë lagjes’ ,Berisha: Për Irenën e Ramës ligji është tjetër, SPAK…
27/03 13:16
Top Channel/ Berisha: Rama u përgjigj dje si padrino! Narkoshteti i tij nxin më shumë se çdo vend
27/03 13:07
Top Channel/ ‘Nuk mund të ndërhyjmë dot te çmimet’, Ibrahimaj: Po kontrollojmë tregun për të…
27/03 11:09
Top Channel/Imputet bujqësore, Ibrahimaj: Nuk është reflektuar akoma rritja, por nuk përjashtohet…
27/03 10:48
Top Channel/ ‘Po monitorojmë çmimet e ushqimeve’, Ibrahimaj: Për çdo ndryshim do ndërhyjmë për…
27/03 10:47
Top Channel/ Çmimi i naftës, Ibrahimaj: Po monitorojmë rritjen, nuk do lejojmë asnjë abuzim…
27/03 10:47
Top Channel/ Blinken nuk tërhiqet për Berishën: E shpalla “non grata” me bindje!
26/03 20:09
Top Channel/ Berisha: SPAK nuk ekziston më. Sulmon prokurorinë: Bashkëpunojnë me krimin dhe Ramën
26/03 15:30
Top Channel/ Rama: Shqipëria po ndryshon. Rama: 12 mln turistë dhe 1.6 mld investime në vit
26/03 15:29
Top Channel/ Marta Kos refuzon idenë e Rama-Vuçiç. Kërkon plan për anëtarësimet e reja
26/03 15:28
Top Channel/ Kërcënimi me jetë i Adriana Kalasë, Berisha akuzon Ramën: ‘Vrasës digjital’ i…
26/03 14:25
Top Channel/ ‘Rruga e vetme është protesta’, Berisha: Nuk ka nevojë për bord nafte, duhen…
26/03 14:20