Maturantët e shkollave publike dhe jopublike në Fier protestuan përpara Drejtorisë arsimore në Fier. Ata kundërshtojnë tezën e provimit të Matematikës. Maturantët janë të indinjuar dhe të shqetësuar, pasi sipas tyre teza nuk i përmbahej nivelit të premtuar dhe se koha nuk ishte e mjaftueshme.