Protesta e thirrur nga deputeti Sali Berisha të hënën ora 16:00 nuk krijon asnjë pengesë apo anulim të Open Ballkan kësaj here planifikuar të mbahet në Tiranë. Megjithatë burime qeveritare i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se agjenda përfundimare e mbërritjes të president serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev nuk është përfunduar ende.