Qytetarët që prishin rendin dhe sigurinë, duke ndërmarrë akte dhunë do të përballet me forcën e ligjit, shkruan policia e shtetit, duke iu referuar protestës së dhunshme të demokratëve. “Sqarojmë opinionin publik se asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë nuk është përfshirë në asnjë veprim dhe nuk ka hedhur asnjë send të kundërligjshëm në selinë e Partisë Demokratike, gjatë protestës që është duke u zhvilluar.