Ish kryeministri Sali Berisha është thirrur në orën 11:00 në Prokurorinë e Tiranës për t’u marrë në pyetje për protestën e thirrur prej tij më 8 janar, nga prokurorët Elizabeta Imeraj dhe Elio Mazreku. Ish lideri demokrat do të merret në pyetje këtë të enjte së bashku me Flamur Nokën, i cili do të pyetet në orën 12:00. Ndërsa nesër, në Prokurorinë e Tiranës do të paraqitet Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi.