Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, hodhi akuza ndaj Policisë së Shtetit, duke thënë se gjatë protestës së djeshme është ushtruar dhunë ndaj qytetarëve dhe është përdorur gaz lotsjellës i skaduar. Sipas Berishës, kjo protestë kishte një risi të veçantë, pjesëmarrjen masive të të rinjve, të cilët ai i cilësoi si faktor kyç për rrëzimin e qeverisë.