Policia e Durrësit ka goditur një rast të shfrytëzimit për prostitucion dhe ka vënë në pranga një 28 vjeçare nga Tirana dhe një 38 vjeçar nga Fieri. Nga provat e siguruara si rezultat i një hetimi katërmujor, dyshohet se 38-vjeçari kanoste 28-vjecaren për të ushtruar prostitucion, si dhe i siguronte asaj klientë nga Shqipëria, Italia dhe Belgjika, për ta kryer këtë veprimtari kriminale, kundrejt pagesave 150 deri në 300 euro.