Tre persona të akuzuar për ushtrim të paligjshëm të prostitucionit kanë rënë në pranga në Pogradec. Në pranga kanë rënë për Dhoksa Dhimitri, 48-vjeçarja Ardiana Cale dhe 35-vjeçari Eduard Zelollari. Burimet thanë se në lokalin në pronësi të shtetases Dhoksa Dhimitri siguroheshin klientët të cilët më pas e ushtronin këtë veprimtari në një prej hoteleve në afërsi të qendrës së qytetit.